Tërmeti në Turqi, MPJ me informata të rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoni pas tërmetit në Turqi njofton se ambasada e Maqedonisë në Turqi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke, por që nuk dihet nëse shtetas tanë kanë ndërruar jetë ose janë lënduar nga tërmeti.

“Pas tërmetit të fuqishëm në pjesën juglindore të Republikës së Turqisë, Ministria e Punëve të Jashtme ka kontaktuar Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Ankara dhe Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, të cilat janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Turqisë”.
“Autoritetet tona në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll dhe + SOS telefon i MPJ-së në Shkup 38975273732”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

MARKETING