Tërmeti në Turqi, ASHMAA dhuron 1 milion denarë ndihmë financiare

Tërmeti në Turqi, ASHMAA dhuron 1 milion denarë ndihmë financiare

Për shkak të tërmetit katastrofik që goditi Republikën e Turqisë, ku pati humbje të mëdha në njerëz, qytetarë të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele do të japë ndihmë financiare – donacion në shumën prej një milionw denarë për sanimin e pasojave të tërmetit.

Mjetet financiare do të paguhen në llogarinë e posaçme të dedikuar të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Fondi i Solidaritetit.

Agjencia shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe për popullin turk.

MARKETING