Tërmet me magnitudë 6,2 ballë godet Istanbulin

Tërmet me magnitudë 6,2 ballë godet Istanbulin

Një tërmet me magnitudë 6,2 ka ndodhur sot në Istanbul, raporton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Sipas informacioneve në faqen e internetit të Drejtorisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në orën 12:49 me kohën lokale ndërsa epiqendra është regjistruar në ujërat e Detit Marmara pranë rrethit Silivri të Istanbulit.

Sipas AFAD-it, tërmeti, i cili është ndier në Istanbul dhe provincat përreth, ka ndodhur në një thellësi prej 6,92 kilometrash.

Ende nuk ka informacione për të prekur ose dëme materiale.

MARKETING