Tërmet me magnitudë 6.7 godet Ishujt Loyalty në Oqeanin Paqësor

Tërmet me magnitudë 6.7 godet Ishujt Loyalty në Oqeanin Paqësor

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ka goditur juglindjen e Ishujve Loyalty, transmeton Anadolu.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se tërmeti i cekët ndodhi në orën 14:45 GMT, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami.

Po ashtu nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme në infrastrukturë.

Epiqendra fillimisht u përcaktua në koordinatat 23.00 gradë gjerësi gjeografike jugore dhe 171.40 gradë gjatësi gjeografike lindore.

Arkipelagu i Ishujve Loyalty në Oqeanin Paqësor shtrihet përgjatë Unazës së Zjarrit të Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik ku tërmetet janë të shpeshta.

MARKETING