Tërmet i fortë në Kosovë, ndjehet edhe në Maqedoni

Rreth orës 01:45, në rajonet e jugut të Kosovës, janë ndierë dridhje të tokës.
Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 4.2 që ka dridhur Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave nga earthquake.usgs.gov, dridhjet e fuqishme janë ndierë më së shumti në rajonin e Dragashit, dy kilometra nga Zhuri.