Tërmet 5.5 shkallë sipas Rihterit afër Stambollit

Pas dy tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7.8 dhe 7.7 ballë sipas shkallës Rihter, që tronditën sot Turqinë në afërsi të kufirit me Sirinë, rreth orës 14:00 me orën lokale, jo shumë larg Stambollit, është regjistruar një tërmet i fortë.
Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë është regjistruar në lagjen e Ferizlit, i cili ndodhet vetëm 150 kilometra nga Stambolli.
Tërmeti që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm ishte me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter dhe shkaktoi shkatërrime në të gjithë Turqinë dhe Sirinë. Të paktën 1500 njerëz humbën jetën. /SHENJA/

MARKETING