Ter Stegen pretendon të rikthehet para fundit të sezonit në La Liga
Marc Andre Ter Stegen u lëndua javë më parë duke tronditur të gjithë te Barcelona, por edhe te Kombëtarja e Gjermanisë.
Prestigjozja ‘Bild’ raporton se Marc-Andre Ter Stegen shpreson të kthehet nga lëndimi para fundit të sezonit.
Pasi pësoi një këputje të ligamenteve në shtator, portieri i parë i Gjermanisë, Marc-Andre ter Stegen, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë përpara se të mund të luajë përsëri.
Oliver Baumann dhe Alekxander Nubel kanë ndarë kohë në portë për Gjermaninë që kur Ter Stegen pësoi dëmtim. Sipas drejtorit sportiv të Gjermanisë, Rudi Foler Ter Stegen do të jetë numri një i Gjermanisë.
“Ter Stegen është numri një. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të dhe po e ndjekim shërimin e tij. Unë isha me të në Barcelonë, dhe ai e di se ne jemi të gjithë me të dhe mezi presim rikthimin”, deklaroi Foler për Bild.