Tensione në finale e Superkupës së Spanjës
Minutat para se të fillonte finalja e Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Barcelonës, pati tensione nga të dyja tifozeritë në hyrje të stadiumit, raporton Marca.
Disa tifozë kanë tentuar të futen fshehurazi në zona të fushës që nuk korrespondonin me hyrjen e tyre, ndaj u desh të ndërhynte sigurimi dhe të mbyllte aksesin për disa momente.
Shumë prej tyre synonin të uleshin në tribunat e stadiumit, në vend që të zinin pjesën e pasme, e cila është vendi ku bileta e tyre u dha akses.
Të tjerë, direkt, kanë arritur të kapërcejnë unazën e parë të sigurisë dhe kanë qëndruar në derën e stadiumit për të tentuar të hyjnë pa biletë.
Sigurimi privat i mbretit Fahd ka arritur të frenojë situatën dhe të rivendosë rendin pas disa minutash të tensionuara.
Kujtojmë se Real Madridi e ka fituar 12 herë trofeun, ndërsa Barcelona një herë më shumë. /Telegrafi/