Ten Hag: Paraqitje magjike, mund të fitojmë ndeshje të mëdha

Ten Hag: Paraqitje magjike, mund të fitojmë ndeshje të mëdha

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ndihet i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij dhe me kualifikimin tutje pas fitores ndaj Barcelonës me rezultat 2:1 në ndeshjen e kthimit të fazës së “play-offit”.

Dueli i parë i zhvilluar në Camp Nou kishte përfunduar baras, 2:2, ndërsa në “Old Trafford” të parët udhëhoqën spanjollët.
Por, shpirti luftarak i “Djajve të Kuq” bëri që ata të përmbysnin gjithçka dhe në fund ta siguronin kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Evropës, shkruan “Gazeta Express”.

“Pjesa e parë ishte e rrafshët. Kishim raste të mira shënimi, por ishim duke humbur, 0:1. E dinim se, duke i futur në lojë Antonyn e Garnachon, do të kishim më shumë shpejtësi. Është një fitore brilante kundër një Barcelone që i ka 8 pikë avantazh në krye të La Ligas. Një paraqitje magjike, e cila na jep shenja dhe bindje se mund të fitojmë ndeshje të mëdha. Antony është trim, derisa Fred e ka luajtur një rol të rëndësishëm pasi i duhej ta ndalte Frenkie De Jongun dhe të ishte si një mushkonjë për të. Kemi personalitet të lartë në këtë skuadër”, u shpreh trajneri holandez për uefa.com.

Edhe pse e pati një fillim të tmerrshëm të eksperiencës në “Teatrin e Ëndrrave”, ish-trajneri i Ajaxit e ka këndellur ekipin dhe tash po bën paraqitje të shkëlqyeshme në të gjitha garat.

MARKETING