Ten Hag: Manchester United nuk mendon për titullin, fokusohemi te ndeshja e radhës

Ten Hag: Manchester United nuk mendon për titullin, fokusohemi te ndeshja e radhës

Tekniku i Manchester United, Ten Hag ka folur për mediat pas fitores 3-0 me Leister.
“Për fat të mirë, në pjesën e parë arritëm të rregullonim diçka dhe patëm një pjesë të dytë të shkëlqyer. Kishte shumë episode të mira dhe ishte fantastike të na shihje duke krijuar kaq shumë raste dhe duke shënuar gola të mëdhenj. Rashford zgjedh pozicionin e duhur, por të mos harrojmë skuadrën. Dua të përgëzoj Brunon – ai dha dy pasime të shkëlqyera. Tani kemi shumë lojtarë që mund t’i japin Rashford një pasim të mirë si Sancho e Fred.

Nuk mendojmë të luftojmë për titull. Po mendojmë për ndeshjen e radhës, të enjten do të kemi një ndeshje të rëndësishme. Ne duhet të luftojmë[Barcelonën, të bëjmë planin e duhur dhe tifozët duhet ta kthejnë “Old Trafford” në kështjellën tonë”,- tha Ten Hag.

MARKETING