Temperaturat e larta, Maqedonia nesër në fazën e verdhë dhe të portokalltë

Temperaturat e larta, Maqedonia nesër në fazën e verdhë dhe të portokalltë

Nga dita e nesërme deri të dielën, siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e masës ajrore të qëndrueshme dhe shumë të nxehtë nga jugu, e cila do të shkaktojë mot me diell dhe të nxehtë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30 gradë, e në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë.

Sipas vlerave kufitare të parashikuara dhe të llogaritura të temperaturave ekstreme nga DPHM, në territorin e RMV-së nesër do të jetë aktive faza e verdhë, ndërsa në luginën e Shkupit dhe Pollogut niveli i portokalltë për rrezik të temperaturave të larta.

Nga DPHM thonë se për shkak të rritjes së mëtejshme të temperaturave nga e enjtja në të gjithë vendit do të aktivizohet niveli i portokalltë.

MARKETING