Telashe për Milanin, lëndimi i Leaos është më i rëndë se sa mendohej

Telashe për Milanin, lëndimi i Leaos është më i rëndë se sa mendohej

Ac Milan ka marrë një lajm të keq sot. Lëndimi i yllit të ekipit, Rafael Leaos del të jetë me i rëndë sesa ishte menduar fillimisht.

Portugezi ishte lënduar në ndeshjen e Milanit kundër Lecces.
Corriere dello Sport raporton se Leao pas disa ditë pushimi është rikthyer në Milanello për të rifilluar trajtimin e lëndimit.
Sipas këtij mediumi, pas ekzaminimeve të fundit, vërehet që Leao ka një lëndim me të rëndë sesa ishte menduar fillimisht.
Përveç ndeshjes me Fiorentinën në kuadër të Serie A, Leao pritet të humbë edhe ndeshjen pothuajse vendimtare të Milanit në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund, që do të zhvillohet të martën e ardhshme me 28 nëntor.

Milani, pra, do të jetë pa armën e tyre më të fort në ndeshjen ndoshta më të madhe të sezonit deri më tani.

MARKETING