Të shtunën më 9 gusht në Prishtinë do të mbahet marsh paqësor në mbështetje për Gazën

Të shtunën më 9 gusht në Prishtinë do të mbahet marsh paqësor në mbështetje për Gazën

Më 9 gusht në Prishtinë në sheshin “Nënë Tereza” do të mbahet marsh paqësor në mbështetje për Gazën.
Kjo protestë do të mbahet nën moton “Në Gaza s’ka jetë, por ne kemi zë”.
Ky tubim është një akt simbolik solidariteti me popullin e Gazës, i cili po përballet me shfarosje, urie dhe gjenocid, përballë një indiference globale të papranueshme.
Ndryshe, Gaza po përballet me krizë humanitare ku siç kanë raportuar autoritetet palestineze 10 persona kanë vdekur nga uria. Për situatën në Gaza dhe krizën e urisë kanë reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Situatën në Gaza e kanë dënuar edhe shumica e liderëve evropianë dhe botëror. Ndërsa disa shtete si Franca, Britania e Madhe e Kanadaja kanë paralajmëruar njohjen e shtetit të Palestinës.

MARKETING