Të shtëna me armë zjarri në Bit Pazar, 3 të lënduar

Të shtëna me armë zjarri në Bit Pazar, 3 të lënduar

Sot rreth orës 18:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri pas Poliklinikës së Bit Pazarit në Shkup.

Sipas informacioneve të para, tre persona të moshës 17, 20 dhe 23 vjeçare kanë përfunduar në spital.

 “Me datë 07.04.2023 rreth orës 18:00 në SPB Shkup është raportuar se në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup ka ndodhur një konfrontim fizik dhe menjëherë pas kësaj nga Qendra Mjekësore “Shën Naum Ohërski” është raportuar se A.B (20) është dërguar për ndihmë mjekësore me lëndime në dorën e djathtë nga armë zjarri, si dhe AB (23) me lëndime nga sende të forta dhe një i mitur 17 vjeçar me lëndime nga sulmi fizik”, thonë nga MPB.

MARKETING