Të shtëna masive në SHBA – tre të vdekur, 14 të plagosur

Tre persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në të shtëna masive në Las Cruces, New Mexico.
Policia lokale tha se të shtënat ndodhën në Young Park.
Bëhet e ditur se ndër të vrarët ishin dy 19-vjeçarë dhe një djalë 16-vjeçar, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Policia ende nuk ka bërë të ditur emrat e të vrarëve dhe të tjerëve të plagosur, por tha se viktimat ishin të moshës 16-36 vjeç.
Asnjë arrestim nuk është bërë, por policia po ndjek “shumë pista”, njoftuan zyrtarët.
Në një deklaratë në Facebook, departamenti i policisë Las Cruces lëshoi një kërkesë publike për video nga të shtënat në Young Park, veçanërisht “video që tregon të shtënat ose subjektet me armë zjarri, për të dorëzuar videon në mënyrë që hetuesit ta analizojnë atë dhe të ndihmojnë në zhvillimin e një kuptimi më të mirë të incidentit”.
Një dëshmitar, 20-vjeçari Angel Legaspy, vetura e parkuar e të cilit u godit nga plumbat, tha:”Ata sapo filluan të qëllonin dhe sapo filluan të vrapojnë rreth të gjithëve”, duke shtuar se të shtënat ishin “kudo”. /Telegrafi/