Të paktën 18 persona hum’bën jet’ën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnjë e Hercegovinë

Të paktën 18 persona hum’bën jet’ën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnjë e Hercegovinë

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga përmbytjet katastrofike dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnjë e Hercegovinë, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të fundit nga autoritetet kompetente, 16 persona kanë humbur jetën në zonën e Jabllanicës.

Më herët, autoritetet njoftuan se në një shtëpi në Fojnicë ka humbur jetën edhe një grua e moshuar. Gjithashtu në Gojeviqi afër Fojnicës, gjatë ditës nga njëra prej veturave të përmbytura është nxjerrë trupi i një burri.

Fatkeqësisht, sipas zyrtarëve, numri i viktimave mund të jetë më i lartë pasi disa dhjetëra njerëz janë ende duke u kërkuar në Hercegovinën veriore, por edhe në Bosnjën qendrore.

Qeveria e entitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Federata e Bosnjë e Hercegovinës (FBeH), në seancën e sotme urgjente mori vendim për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në territorin e FBeH-së për shkak të përmbytjeve katastrofike dhe rrëshqitjeve të dheut.

 

Në shenjë solidariteti me viktimat dhe familjet e tyre, në Bosnjë e Hercegovin, janë anuluar një numër i madh i ngjarjeve kulturore dhe sportive që ishin paralajmëruar të mbahen gjatë fundjavës.

MARKETING