Të gjithë 25 personat e bllokuar pas shpërthimit në tunelin në verilindje të Indisë humbin jetën

Të gjithë 25 personat e bllokuar pas shpërthimit në tunelin në verilindje të Indisë humbin jetën

Të gjithë 25 personat që mbetën të bllokuar në një tunel pas një shpërthimi në verilindje të Indisë kanë humbur jetën, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Sipas Korporatës Shtetërore Kombëtare të Energjisë Hidroelektrike (NHPC), të 25 personat mbetën të bllokuar të hënën në një tunel në ndërtim në kuadër të një projekti hidroelektrik në rrethin Namchi të shtetit Sikkim, pas një “çlirimi të papritur të dyshuar të gazit metan të pranishëm brenda shkëmbinjve, i cili shkaktoi një shpërthim duke prodhuar tym të dendur dhe gaze toksike”.

Nga personat e bllokuar, thuhet në deklaratë, 19 ishin punëtorë të kompanisë Patel Engineering Limited.

Autoritetet njoftuan se “operacioni i gjerë i kërkim-shpëtimit” kishte përfunduar “pas katër ditësh përpjekjesh të pandërprera nga agjenci të shumta të shpëtimit”.

“Fatkeqësisht, të 25 personat humbën jetën dhe trupat e tyre u nxorën gjatë zhvillimit të operacionit”, thuhej në deklaratë.

Autoritetet thanë se gjetjet paraprake sugjerojnë se “shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit të djegshëm”, megjithëse “shkaku i saktë do të konfirmohet pas një hetimi të detajuar nga ekspertët”.

MARKETING