Të dielën xhiroja e 29-të në elitë: Derbi në Tetovë, Shkëndija pret Shkupin

Të dielën xhiroja e 29-të në elitë: Derbi në Tetovë, Shkëndija pret Shkupin

Të dielën janë në program katër ndeshjet e xhiros së 29-të në elitën e futbollit vendor. Vëmendja në këtë xhiro përqendrohet te derbi shqiptar që do të luhet në Tetovë, ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit. Shkëndija vjen me katër fitore radhazi në elitë, ndërsa Shkupi në katër ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje dhe ka barazuar dy herë. Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum, në këtë xhiro do të përballen me Sileksin, ndërsa Gostivari do të luajë kundër Rabotniçkit.

Pjesë e programit të xhiros së 29-të është gjithashtu edhe takimi Pelisteri – Tikveshi.

Të gjitha sfidat do të zhvillohen të dielën, duke filluar nga ora 16:00.

/SHENJA/

MARKETING