Të dielën regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup, do të ketë garë vrapimi

Të dielën regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup, do të ketë garë vrapimi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 10 maj 2025, nga ora 08:00 deri në 11:30, në organizim të Lidhja e Sporteve të Shkupit, do të mbahet një garë vrapimi në 10 kilometra në Shkup.

Gara do të nisë nga bulevardi „Ilinden“, para fontanës Lotus, ndërsa pjesëmarrësit do të lëvizin përgjatë bulevardit „Ilinden“ deri te kryqëzimi me rrugën „Nikolla Parapunov“. Më pas, trasa vazhdon në rrugën „Nikolla Parapunov“ deri te kryqëzimi me bulevardin „Aradhat Partizane“, ku garuesit do të vazhdojnë deri te ura Vllajko, në të cilën do të bëjnë kthim gjysmërrethor.

Sipas itinerarit të paraparë, vrapuesit do të rikthehen në të njëjtën korsi deri te kryqëzimi me rrugën „Lubjanska“, ku do të realizohet një tjetër kthim gjysmërrethor, për t’u kthyer më pas në rrugën „Nikolla Parapunov“ dhe bulevardin „Ilinden“, deri në cakun përfundimtar para fontanës Lotus.

Nga MPB bëjnë të ditur se Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, ndërsa trafiku do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që t’i respektojnë udhëzimet dhe urdhrat e nëpunësve policorë në zonat ku do të zhvillohet ngjarja sportive.

MARKETING