Taulant Seferi shënon dy golat për 10 minuta në Ukrainë

Taulant Seferi shënon dy golat për 10 minuta në Ukrainë

Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Taulant Seferi ka shënuar dy gola në disfatën e skaudrës së tij Vorskla Poltava nga Zorya me rezultatin 3:2 në ndeshjen e parë të luajtur për vitin 2023. Dy golat e Vorsklas i realizoi shqiptari nga Kumanova, duke gjetur rrjetat në minutën e gjashtë dhe 10 minuta më vonë ekzekutoi saktë një penallti. Gjithsesi dy golat e shqiptarit nuk ishin të mjaftueshëm për fitore, pasi Vorskla u mund me përmbysje, duke pranuar tre gola tjerë deri në fund të sfidës. Për Taulant Seferin këto ishin dy golat e parë në futbollin ukrainas në vitin 2023, ndërsa numëron edhe gjashtë gola tjerë në kampionat.

MARKETING