Taravari: Unë kandidat për president, Kasami bartës liste në zonën e 6

Taravari: Unë kandidat për president, Kasami bartës liste në zonën e 6

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë promovimit të kandidaturës së tij për president tha se kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i ka ofruar të zgjedh mes bartësit të listës në njësinë e 6 zgjedhore dhe kandidaturës për president. Taravari tha se mbrëmjen e djeshme ka vendosur që të zgjedh kandidaturën për president.

“Të jem korrekt deri në fund z.Bilalli, kryetari i Besës më ka ofruar të zgjedh, a do president apo bartës në Njësinë Zgjedhore numër 6, por së bashku në analiza me shokë me miq dhe me dashamirë, edhe me njerëz që kanë sens se si duhet të veprohet, si duhet të lëvizet tutje, unë zgjodha që të jem kandidat për president, kurse Bilall Kasami të jetë bartës në zonën numër 6”.
Taravari tha se ai do të vazhdojë të jetë kryetar i komunës dhe nëse fiton në zgjedhje atëherë do të jep dorëheqje.

MARKETING