Taravari: Pasi ta formojmë Qeverinë, do të punojmë edhe më shumë sesa në fushatë

Taravari: Pasi ta formojmë Qeverinë, do të punojmë edhe më shumë sesa në fushatë

Kreu i Gostivarit, Arben Taravari, në tubimin përmbyllës të koalicionit VLEN në Tetovë, dha besën se sapo ta formojnë qeverinë, do të vrapojnë edhe më shumë për të mirën e qytetarëve.

 

“E di që ju kemi lodhur edhe juve, pasi me leje e pa leje kemi trokitur në çdo derë, por mikpritja e juve ka qenë e jashtëzakonshme. Me thënë të vërtetën na keni shtuar përgjegjësinë edhe më shumë. “Me besë premtoj se unë dhe ekipi i VLEN-it, kur ta bëjmë qeverinë tash së shpejti pas 2-3 ditëve, do të vrapojmë edhe më fuqishëm sesa në fushatë. Nuk do të rahatohemi në kolltuqe. Kjo fushatë ishte një nevojë e paharrueshme”, u shpreh Taravari. /SHENJA/

MARKETING