Taravari: Pa lojë fjalësh gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase

Taravari: Pa lojë fjalësh gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ishte për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të
Gostivarit, për të parë prej afër investimet e fundit që janë bërë. Nga këtu Taravari foli edhe
për parkingjet në Klinikën Universitare në Shkup.
“Shikoni ne mund të bëjmë lojëra fjalësh por një gjë është e sigurt se gjuha shqipe nuk është e
barabartë me gjuhën maqedonase. Këtu pajtohemi të gjithë. Se para pavarësimit të
Maqedonisë gjuhë zyrtare ka qenë gjuha maqedonase, shqipe dhe turke, tash është gjuha
maqedonase dhe 20% e popullatës që e flasin atë gjuhë. Kështu që ne duhet të punojmë në
këtë drejtim, të insistojmë që gjuha shqipe të qëndrojë si fjalë jo si përqindje në Kushtetutën e
vendit”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

MARKETING