Taravari: Nesër vendosim nëse do të shkojmë me VLEN-in apo do të dalim të vetëm në zgjedhje

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, tha se ata nesër do të kenë mbledhje të kryesisë së partisë ku do të vendosin për hapat e ardhshme.
Taravari, raporton SHENJA, tha se në lojë janë dy opsione.
“Një opsion është që së bashku me VLEN-in të dalim së bashku në zgjedhje lokale dhe opsioni i dytë është që të dalim vetëm në zgjedhje. Mendojmë se edhe vet me dal në disa komuna me ndihmën e disa partive të partnerëve të koalicionit mund të bëjmë rezultat të mirë të shkojmë në raund të dytë por edhe të fitojmë”, tha Taravari, duke shtuar se megjithatë dëshiron të dëgjojë mendimin e kryetarëve dhe kryesisë dhe të vendosin.