Taravari: Negociatat me BE-në nuk fillojnë me fotografi nga avioni, duhet ndryshuar kushtetuta

Taravari: Negociatat me BE-në nuk fillojnë me fotografi nga avioni, duhet ndryshuar kushtetuta

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pjesë e koalicionit VLEN, ka deklaruar sot se nuk është i pajtimit se vendi ka hapur negociatat me BE-në.
Ai tha se për të ndodhur kjo duhet të ndryshohet kushtetuta.
“Mua më vjen keq që kemi parë fotografi 3-4 herë që kemi filluar negociatat. Njerëz, ejani të bëhemi të sinqertë. Që të nisim negociatat duhet të ndryshohet Kushtetuta. Nuk fillohen negociatat me fotografi nga avioni. Kështu që ejani të mos flasim shumë, të bëjmë shumë, dhe kur të nisim bisedimet t’u themi njerëzve, ne filluam”, deklaroi Taravari.

MARKETING