Taravari: Më mirë të dalim në opozitë, nuk bëhemi pjesë e Frontit Evropian

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë të ditur se partia që ai drejton nuk ka aspak në plan të bëhet pjesë e koalicionit politik “Fronti Evropian”. Në një deklaratë për gazetën LAJM, Taravari theksoi se Aleanca për Shqiptarët do të dalë në zgjedhje me lista të veçanta për këshilltarë dhe nuk do të bashkohet me asnjë grupim tjetër politik në këtë drejtim.
MARKETING
“Aleanca për Shqiptarët nuk e ka plan të bëhet pjesë e Frontit Evropian. Do të garojmë me lista të veçanta për këshilltarë. Të bëhemi pjesë e Frontit Evropian – assesi, madje as që e diskutojmë një gjë të tillë,” u shpreh Taravari.
Ai shtoi gjithashtu se i respekton subjektet që janë pjesë e këtij koalicioni, duke u uruar atyre sukses në aktivitetin politik që ndjekin: “Ata që janë aty le të vazhdojnë, u dëshiroj suksese.”
Kjo deklaratë vjen në një moment kur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë shtuar spekulimet për bashkëpunime të reja dhe rigrupime të forcave politike në prag të zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme. Megjithatë, qëndrimi i Taravarit është i qartë dhe i prerë – Aleanca për Shqiptarët synon të ruajë autonominë politike dhe të përfaqësohet në institucione në mënyrë të pavarur.