Taravari: Koalicioni VLEN është garanca më e mirë se do të vazhdojë rruga evropiane

Taravari: Koalicioni VLEN është garanca më e mirë se do të vazhdojë rruga evropiane

Koalicioni VLEN, sipas Arben Taravarit, është garanca më e mirë për atë se Maqedonia e Veriut do ta vazhdojë rrugën evropiane. Në të vërtetë, thekson ai, edhe në deklaratën e parë mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it kanë ekzistuar tre pika – rruga evropiane, zhvillimi i shpejtë ekonomik dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe shteti juridik.

“Unë garantoj se do të ketë modalitete që do të jenë të pranueshme nga të dyja palët. Edhe për Shkupin edhe për Sofjen, jam i sigurt, por kryeministri i ardhshëm me siguri do të thotë se cilat janë opsionet. Mirëpo, po ju them se po punojmë intensivisht në këtë”, tha Taravari.

I pyetur nëse ka folur me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për ndryshimet kushtetuese, ai tha se nuk është korrekte të thotë se për çfarë zgjidhjeje është biseduar, por kjo duhet të njoftohet nga mandatari ose kryeministër i ardhshëm.

“Ne punojmë nga disa aspekte. Jam optimist se do të gjendet një zgjidhje. Do të kemi ndihmë nga organizatat joqeveritare dhe nga njerëzit që duan të ndihmojnë Maqedoninë, e gjitha për të lëvizur dhe për të filluar negociatat, sepse është për të mirën e qytetarëve”, tha Taravari.

MARKETING