Taravari: Jam i lumtur që sa më shumë shqiptarë të punësohen, por edhe meritokracia është shumë me rëndësi!
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, u pyet sot për statusin e tij në facebook, e cila shkaktoi reagime nga ana e Frontit Evropian, ku ai shkroi se “tani ka ikur koha e vjetër ku njerëzit dalloheshin etnikisht”.
Taravari tha se ai është i lumtur që sa më shumë shqiptarë të punësohen, por se edhe meritokracia është shumë me rëndësi, sidomos në institucionet profesionale.
“Sidomos në shëndetësi, as që diskutohet që tendencat tona do të jenë që shqiptarët të jenë prezent në të gjitha institucionet shëndetësore publike. Për ideo herë të thirremi edhe në punën e meritokracisë, njeri i cili i plotëson kushtet. Ato e kanë përdorë si alibi që është kështu. Nuk mund të kërkosh, ja një gjinekolog që është shqiptarë ose një urolog që duhet të jetë maqedonas, nuk shkon… mendoj se duhet të ulemi të bisedojmë dhe t’i zgjedhim profesionistët. Mendoj se kemi shumë profesionistë shqiptarë të cilët meritojnë të punojnë në institucionet publike dhe do të angazhohem personalisht për këtë”, tha Taravari, raporton SHENJA.