Taravari i reagon Mexhitit: Të flas për ndryshim një pensionist i BDI-së është absurde dhe qesharake!

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari i ka reaguar zv/kryeministrit Izet Mexhiti, pasi ky i fundit mbrëmë në rrjetin social facebook, akuzoi Taravarin, se e ka penguar ndryshimin dhe se nuk po kthehet tek populli por tek lista e zezë.
“Të flasi për ndryshim një veteran, pensionist i BDI-së që u nda prej saj vetëm për konflikte interesi, e që shumë shpejt pushteti e verboi me shkëlqimin e tij, është sa absurde po aq edhe qesharake!
Të shkosh me ty është të paralizohesh!”, ka shkruar Taravari.