Taravari fton në debat kandidatët për president, do të diskutohet për problemin e migrimit
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, në konferencë për media deklaroi se problemi i migrimit është shumë i theksuar në vendin tonë. Andaj, ai ju bëri thirrje kandidatëve tjerë për president, që të shtunën të marrin pjesë në një debat ku do të diskutohet kjo çështje.
“Vetëm gjatë periudhës 2011-2019 imagjinoni prej Maqedonisë kanë ikur 700 mijë njerëz. Kurse pesë vitet e fundit ka qenë kulminacioni, vetëm në vitet 2021-2022, 85 janë 85 mijë njerëz që kanë shkuar në Gjermani”, tha Arben Taravari. /SHENJA/