Taravari: Është moment për mobilizim dhe frymëzim, presim ndryshimin

Taravari: Është moment për mobilizim dhe frymëzim, presim ndryshimin

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, tha se sot do të kenë një takim koordinues të koalicionit.
Taravari tha se është një moment i veçantë sepse për herë të parë në këto zgjedhje, tha ai, ka një bashkim të plotë të opozitës.
“Kjo sic e kemi thënë në shumë raste garanton fitoren pasi të gjithë zgjedhjet shumica e votave kanë qenë vota pro opozitës. Është moment për mobilizim, për frymëzim dhe angazhim të gjithë strukturave për një mbështetje që e presim prej qytetarëve”, tha Taravari.
Ai tha se kudo që shkojnë në këtë fushatë kanë një përkrahje të jashtëzakonshme dhe se problemi kryesor është varfëria, shtrenjtimi i çmimeve, rrogat e vogla, kushtet e jetës.
“Kjo shkakton edhe problem tjetër më të madh që kemi ajo është largimi i të rinjve. Të rinj largohen për atë se rrogat janë të vogla dhe vështirë mund të gjejnë punë këtu”, u shpreh Taravari, raporton SHENJA.
Taravari tha se nuk mund të vazhdohet kështu dhe se duhet ndryshimi. Me VLEN-in, Taravari tha se rroga mesatare do të jetë 800 euro. /SHENJA/

MARKETING