Taravari: Do të tentojmë deri në fund të gjejmë zgjidhje me VLEN-in, nëse jo dalim vet në zgjedhje

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në hyrje të punimeve të Kuvendit të partisë, tha se ata janë pjesë e VLEN-it dhe se do të tentojnë që deri në fund të gjejnë një zgjidhje.
Ai tha se të gjitha gjërat do të diskutohen brenda dhe do të dilet me një konkluzë të përbashkët, raporton SHENJA.
“Do të tentojmë që deri në fund të gjejmë një zgjidhje së bashku me VLEN-in, nëse jo e kemi opsionin që të shkojmë vet në zgjedhje”, tha Taravari.
Taravari tha se me Izet Mexhiti është takuar katër ditë më parë. /SHENJA/