Taravari: Dimitrievski është në eufori zgjedhore, askush nuk mund ta ndalojë flamurin shqiptar

Taravari: Dimitrievski është në eufori zgjedhore, askush nuk mund ta ndalojë flamurin shqiptar

Maksim Dimitrievski nga ZNAM dje deklaroi se ne qoftë se vazhdon të përdoret flamuri shqiptar do të dalë nga Qeveria. Ndërkaq, ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili tha se Dimitrievski është në eufori zgjedhore dhe se flamuri shqiptar nuk duhet t’i pengojë askujt pasi është zyrtar dhe kjo nuk duhet diskutuar.

 

“Mendoj se partitë opozitare e keqpërdorin këtë. Ndërsa Maksim Dimitrievski është në eufori zgjedhore, përdorimi i flamurit shqiptar është zyrtar dhe nuk mund t’i pengojë askujt. Nëse kjo është arsyeja për të dalë nga qeveria, ai duhet të vendosë”, deklaroi Taravari.

MARKETING