Taravari: Bartës në zonën 5 do të jetë Saim Sulejmani

Taravari: Bartës në zonën 5 do të jetë Saim Sulejmani

Pas mbajtjes së Kuvendit Qëndror të Aleancës së Arben Taravarit në Tetovë, ky i fundit para gazetarëve shpalosi kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare.

Taravari tha se zonën zgjedhore numër 5 do të jetë Saim Sulejmani nga Struga. Taravari gjithashtu njoftoi se Aleanca në zonën zgjedhore numër 2 e ka pozicionin e dytë, teksa ai do të jetë Rijad Shaqiri prej degës së Likovës, raporton SHENJA.

“Në zonë zgjedhore numër 5 bartës liste Salim Sulejmani prej Strugës. Në zonën zgjedhore numër 2 i dyti në listë do të jetë Rijad Shaqiri prej degës së Likovës. Dhe në zonën zgjedhore numër 1 kemi pozicioni 3 sëbashku me Lidhjen Demokratike do të caktojmë kandidat sëbashku dhe pozicioni numër 4 është i Aleancës për Shqiptarët. Unë i falenderoj të gjithë kuvendarët që kishte një diskutim shumë konstruktiv”, u shpreh Taravari./SHENJA/

MARKETING