Taravari: As që e mendojmë të dalim nga Qeveria

Taravari: As që e mendojmë të dalim nga Qeveria

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në konferencë për media u pyet nëse do të dalin nga Qeveria.
Ai tha se ata as që e kanë thënë se do të dalin nga Qeveria.
“Jo, as që e kemi thënë se dalim prej qeverie, as që e kemi në plan të dalim prej qeverie”, tha Taravari.
Më pas ai tregoi edhe opsionet që janë në tavolinë.
“Jo, shihni, ne kemi dy opsione për zgjedhjet lokale, e kam thënë. Një është që të shkojmë VLEN-i së bashku, që kam thënë se unë dëshiroj të jetë ashtu, e dyta të dalim vetë në zgjedhje lokale, si Aleancë për Shqiptarët“, deklaroi Taravari.

MARKETING