Taravari: Aleanca për Shqiptarët e ka bërë betejën kryesore kundër BDI-së

Taravari: Aleanca për Shqiptarët e ka bërë betejën kryesore kundër BDI-së

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Intervistë në Shenja”  tha se partia të cilën ai e drejton është faktori kryesor i cili tenton ta sjellë ndryshimin te partitë politike shqiptare.

 

“Unë pranoj porosi të shumta prej shumë dashamirëve dhe përkrahësve tonë të fuqishëm. Është e vërtetë se Aleanca për Shqiptarët e ka bërë betejën kryesore kundër BDI-së dhe faktori kryesor i cili tenton ta sjellë ndryshimin te partitë politike shqiptare. Unë dua të siguroj çdo anëtar të ASH-së, çdo votues, çdo shqiptarë që nuk është anëtar i ASH-së por i beson ASH-së se nijetin dhe qëllimin i kemi shumë të pastra. Se asnjëhere nuk hyjmë me asnjërin për të shitur interesin e qytetarit të rëndomtë. Ne për momentin vlerësojmë se ndryshimin të cilin pretendojmë ta sjellim, ndonjëherë më mirë është ta bësh prej brenda atë betejë politike se sa prej jashtë”, u shpreh Taravari. /SHENJA/

 

MARKETING