Taravari: Ahmetit nuk i falet që i hapi dyert ndikimit serb në Maqedoni

Taravari: Ahmetit nuk i falet që i hapi dyert ndikimit serb në Maqedoni

Arben Taravari, kandidat i VLEN-it, për president të shtetit, duke folur për Ballkanin e Hapur dhe përse vendi duhet të del nga ky bashkëpunim, tha se Ali Ahmetit i falen të gjitha, por jo edhe për atë se i hapi dyert Serbisë që të ketë ndikim në Maqedoni.
“Dhe të jetë tashmë toksike se ka mundur të ndalojë. Ata thonë se kaun patur 9 ministra edhe atë të punëve të jashtme, kundërkandidatin tim, kanë patur mundësi pak këto filtra t’i mbyllin dhe ta parandalojnë ndikim serbë në Maqedoni. Por besoj se me Qeverinë e re do të mundohemi që ta zvogëlojmë këtë ndikim, nuk mund të them se do ta ndalim tërësisht”, deklaroi Arben Taravari.
Taravari tha se me Ballkanin e Hapur janë hapur totalisht dyert Serbisë.
“Kur ju kërkoni treg vetëm në Shqipëri dhe Maqedoni, ku shumica e shteteve të Ballkanit nuk e pranojnë këtë ofertë, duke patur një proces paralel, këtu një pjesë të madhe të fajit e ka ministri i Punëve të Jashtme dhe partia shqiptare”, tha Taravari.

MARKETING