Taravari: 47 persona do të mjekohen jashtë vendit!

Taravari: 47 persona do të mjekohen jashtë vendit!

Ministri i Shëndetesisë, Arben Taravari njoftoi se, gjithsej 47 persona të lënduar nga zjarri në Koçan do të hospitalizohen jashtë shtetit. Tre persona tash më po trajtohen në Selanik, 14 në Bullgari, dy në Serbi dhe tre në Stamboll, ndërkaq edhe gjashtë të tjerë do të dërgohen sonte me avion në Turqi. Sonte do të dërgohen edhe katër pacientë në Kroaci, ndërkaq edhe në Beograd 12 do të dërgohen me avion dhe plus tre të tjerë.

Taravari tha të gjithë 115 pacientët që janë dërguar në spitalet e vendit janë në gjendje stabile dhe të mirë, një pjesë e të lënduarve janë dërguar në mjekim shtëpiak, ndërsa tha se, sipas informacioneve që ka, katër apo pesë të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në klinikat private.

Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë

“Nesër, kolegë specialistë të djegieve dhe kujdesit intensiv nga Izraeli, Beogradi dhe Praga do të vijnë për t’iu ndihmuar kolegëve tanë që po punojnë pa u lodhur dhe po bëjnë maksimumin . Ka disa pacientë që kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, por mendoj se të gjithë janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, këto janë situata që nuk janë të parashikueshme “.

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Klekovski njoftoi se, pacientët në Selanik janë në gjendje stabile dhe veçmë ka filluar trajtimi i tyre. Ai tha se jashtë vendit nuk dërgohen vetëm pacientët në gjendje kritike por edhe të tjerë, që të sigurohet kapacitet në Qendrën Klinike.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING