Talevski: VMRO-DPMNE bëri mashtrimin më të madh zgjedhor në 30 vitet e fundit

Talevski: VMRO-DPMNE bëri mashtrimin më të madh zgjedhor në 30 vitet e fundit

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Mile Talevski, përmes replikës e ka akuzuar kolegun e tij Gjorgija Sajkoski se VMRO-DPMNE i ka gënjyer qytetarët në zgjedhje.

“Keni bërë mashtrimin më të madh zgjedhor në 30 vitet e fundit. Është e drejtë të thuhet se i keni gënjyer qytetarët se do të anuloni Marrëveshjen e Prespës dhe do të kthenit emrin e vjetër. Kryetari i partisë suaj tani thotë se nuk ka problem që vendi të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Talevski. /SHENJA/

MARKETING