Takohen sot Mexhiti, Gashi dhe Kasami

Takohen sot Mexhiti, Gashi dhe Kasami

Sot pasdite në Shkup do të takohen kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ai i “Alternativës”, Afrim Gashi, si dhe nismëtari për formimin e lëvizjes së re politike, Izet Mexhiti. Temë e takimit do të jetë krijimi i “frontit opozitar” për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Vendi dhe koha e saktë e takimit nuk janë bërë të ditura, ndërsa nuk është njoftuar as për ndonjë konferencë për media. Takimit të sotëm i ka paraprirë një tjetër takim qw kishin ata ditw mw parw në Tetovë.
Për komunikimin që po zhvillohet rreth “frontin opozitar”, javën e kaluar foli kreu i Besës, Bilall Kasami, i cili njoftoi se po pret formimin e lëvizjes së Izet Mexhitit për ta zyrtarizuar bashkëpunimin.
Ai, tha se është koha e fundit që ndryshimi në pushtet të ndodh edhe te shqiptarët, siç ndodhi te maqedonasit në vitin 2016, duke aluduar se opozita shqiptare do të arrijë ta mposht BDI-në, në zgjedhjet e ardhshme.

MARKETING