Takimi Xhaferi-Begaj: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë më shumë se vetëm vende fqinje
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili është në vend në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në takim, Kryeministri Xhaferi i uroi mirëseardhje të ngrohtë Presidentit Begaj, duke shprehur kënaqësi për dialogun e vazhdueshëm politik, si edhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, të cilat karakterizohen me raport miqësor dhe vëllazëror i cili është më shumë se vetëm raport i fqinjësisë së mirë. Vetëm këmbimi ekonomik me Republikën e Shqipërisë nuk e reflekton atë raport të shkëlqyer dhe prandaj bashkëbiseduesit u pajtuan se ai duhet të jetë prioritet edhe për Qeveritë aktuale të dy vendeve, dhe gjithsesi, duke e pasur parasysh zgjedhjen e pritur të përbërjes së re qeveritare në vend pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, edhe për Qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Xhaferi theksoi se është me rëndësi të vazhdohet me reformat për përmbushjen e rrugës së përcaktuar të dy vendeve, të cilat tani më janë aleatë në NATO, me shpresë se edhe procesi i euro integrimit do të rrumbullakohet me sukses.
Presidenti Begaj, shprehu kënaqësi për mundësinë e takimit me Kryeministrin Xhaferi, të cilin e falënderoi për angazhimin, profesionalizmin, krenarinë dhe dinjitetin me të cilin e përmbushi detyrën kushtetuese të Kryeministrit të vendit, a që paraqet vlerë e shtuar për të dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me rëndësi është, theksoi ai, “të ruhet dhe mbindërtohet akoma më shumë ajo që është arritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut a që është në drejtim të drejtave dhe obligimeve të komuniteteve në vend.” U pajtua me konstatimet e Kryeministrit Xhaferi në drejtim të asaj se euro integrimet janë prioritet për prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe bashkësisë euroatlantike në rajon dhe se është mirë që të dy shtetet janë në vijë të njëjtë me Bashkimin Evropian a që është në kontekst të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Unionit.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se do të vazhdojnë të intensifikojnë dhe pasurojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.