Takimi i kryetarit të Kuvendit, Gashi me ambasadorin e Azerbajxhanit, Kamil Kasijev

Takimi i kryetarit të Kuvendit, Gashi me ambasadorin e Azerbajxhanit, Kamil Kasijev

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka bërë të ditur se ka realizuar takim me Ambasadorin e Azerbejxhanit, Sh.T. Kamil Kasijev.

Të dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në sektorin e turizmit, por edhe në fushën e energjetikës për të garantuar siguri më të madhe energjetike dhe pavarësi të të gjitha vendeve të rajonit.

“E informova për përpjekjet tona në procesin e integrimit në BE dhe konstatuam rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe avancimin e reformave në fusha si lufta kundër korrupsionit, shteti i së drejtës, digjitalizimi dhe bashkëpunimi ekonomik. U pajtuam se grupet parlamentare të bashkëpunimit që kanë formuar të dyja vendet, janë vendimtare për forcimin e raporteve mes dy shteteve”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

MARKETING