Takimi i deputetit Murati me ambasadorin turk, Ulusoj

Takimi i deputetit Murati me ambasadorin turk, Ulusoj

Deputeti Sali Murati nga Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci – Fronti Evropian, realizoi takim me ambasadorin turk, Fatih Ulusoj.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve mike dhe vëllazërore, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ekzistuese bilaterale në nivel më të lartë, veçanërisht në fushën ekonomike, arsimore, energjetike, turizmit dhe kulturore.

Deputeti Murati i shprehu qëndrimet e tij për gjendjen e pjesëtarëve të komunitetit turk në fushën e arsimit në gjuhën amtare turke, situatën në respektimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, përdorimin zyrtar dhe vështirësitë me gjuhën turke, trashëgiminë kulturore dhe historike. Ai i prezantoi aktivitetet e tij në drejtim të tejkalimit të sfidave të përmendura përmes zgjidhjeve më të mira ligjore dhe gatishmërinë e organeve shtetërore për realizimin e të drejtave kushtetuese të komuniteteve dhe integrimin e komunitetit turk në të gjitha fushat e jetës shoqërore.

Murati falënderoi për mbështetjen e deritanishme turke për vendin tonë në të gjitha fushat shoqërore dhe shprehu dëshirën për ta vazhduar edhe në të ardhmen.

MARKETING