Takimi Gashi–Camaj: Thellohet bashkëpunimi dhe miqësia Maqedoni e Veriut – Mali i Zi

Takimi Gashi–Camaj: Thellohet bashkëpunimi dhe miqësia Maqedoni e Veriut – Mali i Zi

Afrim Gashi ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Nikoll Camaj, gjatë të cilit është konfirmuar bashkëpunimi i mirë dhe marrëdhëniet tradicionale miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Sipas Gashit, në fokus të bisedimeve kanë qenë forcimi i bashkëpunimit parlamentar, mbështetja reciproke në proceset eurointegruese dhe rëndësia e diplomacisë parlamentare për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Ai ka përshëndetur gjithashtu progresin e Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke theksuar njëkohësisht sfidat dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e reformave.

“Jam i bindur se përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe partneritetit të sinqertë rajonal do të vazhdojmë të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi në interes të qytetarëve tanë dhe të ardhmes europiane të rajonit”, ka shkruar Gashi.

MARKETING