Takim Mickoski-Grenel: Kam kërkuar angazhim më të madh nga partnerët tanë strategjikë në realizimin e interesave strategjike për anëtarësim në BE

Takim Mickoski-Grenel: Kam kërkuar angazhim më të madh nga partnerët tanë strategjikë në realizimin e interesave strategjike për anëtarësim në BE

Kryeministri Hristian Mickoski, i cili është për vizitë pune në SHBA dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp në Uas

“Kisha takim me Riçard Grenel, ish-shef i Shërbimit nacional të inteligjencës, ndërsa tani në administratën e re, i dërguar i ri presedencial për misione dhe politika speciale. Biseduam për ngjarjet aktuale, për sfidat me të cilat përballemi si shtet dhe realizimin tonë të interesave tona strategjike të ndërlidhura me anëtarësimin në Bashkimin Evropian publikoi Mickoski në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk.

Ai shtoi se ka kërkuar angazhim më të madh nga partnerët tanë strategjikë në këtë drejtim, si dhe shfrytëzim të potencialit ekonomik.

“Ne luftojmë për çdo interes të Maqedonisë!”, shtoi kryeministri në njoftim.

Mickoski dje u takua në Uashington me Devin Nunes, kryetar i trupit këshillues për inteligjencën e presidentit Donald Tramp dhe drejtor ekzekutiv i Tramp media korporejshën, Xhon Bitov – biznesmen amerikan me origjinë maqedonase, pronar i disa kompanive miliona dollarëshe, Marko Galina – biznesmen dhe përgjegjës për MAGA në Portugali dhe Kris Pavlovski, pronar i grupacionit Rambël.

Kemi biseduar për mundësinë e investimeve në Maqedoni, për projekte konkrete nga të cilat do të përfitojnë qytetarët. Ndër të tjera i theksova përpjekjet që po bën qeveria për stabilizimin e ekonomisë, rekordin që kemi arritur në tërheqjen e investimeve në vend dhe përfitimet që ofrohen. Shfrytëzova rastin të loboja për interesat dhe qëndrimet maqedonase lidhur me çështjet kyçe për ne. Këta janë njerëz me pozitë të lartë në shoqërinë amerikane me aftësi për të ndikuar në çështje të rëndësishme për ne”, ka shkruar kryeministri Mickoski në Fejsbuk.

Kryeministri Mickoski në inaugurimih e Trampit është i shoqëruar nga ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zëvendëskryeministri dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe zëvendësministren e Çështjeve Evropiane, Viktoria Trajkov.

hington, sot është takuar me Riçard Grenelin, i dërguari presidencial për misione dhe politika speciale.

MARKETING