Takim i presidentes Siljanovska Davkova me guvernatoren Angellovska-Bezhovska: Pritet stabilitet i çmimeve dhe atij financiar
Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhovska, e cila e ka informuar për gjendjet dhe pritjet ekonomike, konform projeksioneve makroekonomike të Bankës Popullore.
Në takim, siç njoftuan nga Kabineti i Siljanovska Davkova, është konstatuar se stabiliteti i çmimeve dhe ai financiar janë themelet e ekonomisë së shëndetshme, në të cilën investimet dhe bizneset mund të avancojnë dhe se pa ato ekonomia është e ndjeshme në tronditjet që e çrregullojnë rritjen dhe e ulin besimin e opinionit në sistemet financiare. Në këtë drejtim, është theksuar se përmes politikave dhe masave të Bankës Popullore për ruatje të stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar, sigurohet rritje e qëndrueshme ekonomike.
Duke e pasur parasysh rolin e Bankës Popullore në mbrojtje të këtyre fundamenteve, si thelbësore për krijimin e mjedisit strabil dhe parashikues për bizneset, investitorët dhe amvisëritë, presidentja Diljanovska Davkova ka shpehur mbështetje të përkushtimit të saj për ruajtjen e politikave të shëndetshme monetare dhe financiare, ekonomi rezistente dhe të ardhme prosperuese.
Në takim, guvernatorja ka theksuar se inflacioni mesatar në vitin 2024 ka qenë 3,5 për qind, që është në pajtim me projeksionet e Bankës Popullore, ndërsa pritet ulje e rreth 2,5 për qind në vitin 2025 dhe kthimin e mesatares historike prej 2 për qind në afat të mesëm.
“Përsa i përket rritjes ekonomike, parashikohet një përshpejtim, apo rikuperim i moderuar i aktivitetit ekonomik. Ekonomia do të mbështetet nga aktiviteti kreditues, zgjerimi i mëtejshëm i bazës së depozitave dhe një sistem bankar të qëndrueshëm. Megjithatë, për shkak të rreziqeve ekzistuese, është e një rëndësie të veçantë ndjekja e politikave makroekonomike të kujdesshme. Në këtë drejtim, guvernatorja Angellovska-Bezhoska theksoi se Banka Popullore do të vazhdojë të zbatojë politika të dizajnuara mirë që do të sigurojnë stabilitet afatgjatë makroekonomik dhe do të garantojnë rritje të qëndrueshme ekonomike”, thuhet në komunikatë.
Bashkëbisedueset kanë shkëmbyer opinione edhe për ndikimet e mundshme të ngjarjeve globale ekonomike dhe gjeopolitike ndaj ekonomisë maqedonase, shkaqet për ndjeshmërinë e tronditjeve të jashtme, faktorët që ndikojnë drejt rritjes së investimeve direkte të huaja, si dhe për masat e domosdoshme për konsolidimin fiskal.
“Në bisedë është shprehur pritje se Plani për rritje për Ballkanin Perëndimor të Bashkimt Evropian do të ketë ndikim pozitiv ndaj ekonomisë dhe zbatimit të Axhendës reformuese në vend. Guvernatorja e njoftoi presidenten Siljanovska Davkova me përpjekjet dhe angazhimet e tyre për inkuadrim sa më të shpejtë që është e mundur të shtetit në Rajonin evropian për pagesë në euro (SEPA), me qëllim rritjen e efikasitetit të pagesave në euro dhe zhvillimin e mëtejshëm dhe integrimin në tregun e përbashkët evropian”, njoftuan nga Kabineti i Siljanovska Davkovës.