Sveçla: Ka indikacione se ka më shumë sulmues të vrarë në veri

Sveçla: Ka indikacione se ka më shumë sulmues të vrarë në veri

Deri më tani janë konfirmuar tre sulmues të grupit kriminal të vrarë në Banjskë të Zveçanit.

Por ka indikacione se numri i të vrarëve në anën e tyre mund të jetë më i madh. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar.

“Kërkimet tona vazhdojnë, ende kemi shumë zyrtarë policor atje në krye të detyrës. Një pjesë e tyre po hetojnë rrethanat e rastit, një pjesë e sigurojnë atë zonë. Besoj se ditëve të ardhshme do të vazhdojmë ta krehim terenin. Ka indikacione se numri i të vrarëve në anën e tyre mund të jetë edhe më i madh. Këto do ti zbulojmë dhe faktojmë me kohë”, u shpreh Sveçla në një lidhje direkte në RTK./

MARKETING