Surprizë në gjysmëfinalen e NBA Cup, përcaktohen finalistët për trofeun e parë

Surprizë në gjysmëfinalen e NBA Cup, përcaktohen finalistët për trofeun e parë

Indiana dhe Lakers janë dy skuadrat finaliste të NBA Cup (In Season Tournament), një event që për herë të parë organizohet në NBA, ndërkohë që ndeshjet e këtij turneu janë të vlefshme edhe për sezonin e rregullt.
Indiana mundi 128-119 Milwaukee në Konferencën e Lindjes, ndeshje ku trumfoi skuadra mike. Haliburton me 27 pikë dhe Turner me 26 pikë bënë diferencën për Pacers, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Antetokounmpo me Bucks.
Në gjysmëfinalen tjetër, ekipi i Lakers triumfoi 133-89 ndaj New Orleans, sfidë pa shumë histori, dominuar nga kalifornianët. LeBron James me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërkohë që 49 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

MARKETING