Sulmues të armatosur grabisin një bastore në Shkup
Disa sulmues të armatosur dhe të maskuar kanë kryer grabitje në ndërtesë në Aerodrom e Shkupit, në lokacionin Porta Aerodrom, përballë Skopjankës, njofton faktor. Sulmuesit kanë përdorur maska kirurgjikale për ta fshehur identitetin.
Në terren ndodhen 4 deri në 5 automjete të forca policore të Policisë së Ndërhyrjes, me një numër të madh policësh, të armatosur rëndë dhe me parzmore.
Sipas informacioneve të marra nga lexuesit që ndodheshin në terren, dyshohet se bëhet fjalë për një grabitje të rëndë në një nga objektet në atë lokacion, dhe disa nga supozimet të cilat nuk janë vërtetuar kanë shkuar në drejtimin se mund të jetë një dyqan bastesh. /SHENJA/