Sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë edhe në ditën e dytë të Fitër Bajramit

Sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë edhe në ditën e dytë të Fitër Bajramit

Sulmet e Izraelit në Gaza kanë vazhduar edhe në ditën e dytë të Fitër Bajramit, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Ushtria izraelite shënjestroi një makinë civile pranë spitalit Al-Shifa që ndodhet në perëndim të Gazës.

Ata që humbën jetën dhe u plagosën si pasojë e sulmit u dërguan në spitalin Al-Sifa në rajon.

Në sulmet ajrore izraelite në veri dhe jug të Gazës në ditën e parë të Fitër Bajramit u vranë 33 palestinezë, përfshirë 13 fëmijë, ndërsa u plagosën shumë të tjerë.

Numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 50.251, ndërsa numri i të plagosurve në 114.025.

Thuhet se në Gaza nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur.

MARKETING